Partia Demokratike ka reaguar ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e quajti Komisionin për Inceneratorët si vijim të marrëveshjes së 17 majit 2017.
PD-ja në reagimin e saj ka postuar një deklaratë të rreth një viti më parë të Kryemadhit për inceneratorët ku sipas fotos ka thënë se Ahmetaj nuk ka qenë i përfshirë në aferë.
Në reagim PD-ja e quan sulm ndaj komisionit Hetimor deklaratën e Kryemadhit, ku sipas selisë blu po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 mln eurove.
Sulmet për Komisionin po vijnë nga Rama, LSI dhe Berisha sipas PD-së dhe gjithçka bëhet për të mos ndryshuar Shqipëria.
“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.
Nga një anë Rama dhe PS.
Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall:
Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!”-thuhet në deklaratën e PD.