Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia të Donetskit dhe Luhanskut


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar qëndrimin zyrtar se Shqipëria dënon njohjen nga ana e Rusisë të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!”-shkruan Xhaçka.