Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi nxjerr video-deklaratën e Tom Doshit: A ka poshtërim më të madh për socialistët që kandidaten në Shkodër ta caktojë Doshi


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka nxjerrë një video ku shihet Tom Doshi në një takim elektoral në zona të Shkodrës ku u thotë mbështetësve që do të vihet re se ai bën fushatë në mbështetje të Partisë Socialiste.

Bardhi thotë se kandidaten për Shkodrën për PS-në e ka caktuar Tom Doshi.

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni për Shkodrën, do votojnë Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!”-shkruan Bardhi.