Vendosni fjalën kyçe....

Panik me telefonat Matrix që përdoren nga krimi i organizuar, dyshohet se janë zbërthyer


Pas disa operacioneve ndërkombetare të policie të huaja, që kanë mundur të çkodojnë telefonat e enkriptuar që përdorin kryesisht programet Skysec, përdoruesit e programave të paligjshme Matrix kanë marrë dje një mesazh në aparatet e tyre.

Sipas mesazhit, përdoruesit e telefonave Matrix garantohen nga kompania se nuk ka ndërhyrje të autoriteteve, pavarësisht çkodimit të telefonave që përdorin progamin Skysec.

Pavarësisht garancisë së dhënë nga kompania për aparatet që mes narkotrafikantëve e vrasësve njihen si ‘telefonat e punës’, koha ka treguar se programet e enkriptuara kanë mundur të ruajnë jo më shumë se 2 vite jetë integritet dhe pamundësi të autoriteteve për t’i çkoduar.

Më pas ato janë zbërthyer nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Mesazhi në përdoruesit e telefonave Matrix ka ardhur në disa gjuhë, fillimisht në spanjish e më pas në anglisht e shqip.

Zbërdhimi nga ana e agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese i telefonave të enkriptuar që përdoren kryesisht nga grupet e organizuara kriminale, kanë çuar n shumë raste në goditje të rënda ndaj tyre, me arrestime masive e sekuestrime të sasive të mëdha të drogës apo armëve.