Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj në komisionin e inceneratorëve: S’i njoh Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Stela Gugalljan


Kryebashkiaku i Tiranës ka pohuar gjatë dëshmisë së tij në komisionin e inceneratorëve se nuk i njeh personalisht Mirel Mertirin, Klodian Zoton e Stela Gugalljan, të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Ai theksoi se i njeh vetëm nga lajmet në portale për udhëtimin e tyre në Zimbabve me një zyrtar të PD-së.

“I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhënieve me jashtë të PD-së. Nuk kam bërë asnjë udhëtim me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Stela Gugalljan po jam njoftuar nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD-së. Nuk kam bërë asnjë diskutim apo takim me ta. Sipas pikës 12 të ligjit të qeverisë Berisha, kryebashkiakët janë përgjegjës për menaxhimi e mbetjeve. Kam zbatuar një ligji të miratuar nga shumica juaj.” – tha Veliaj.