Kryebashkiaku i Tiranës e kryetarja e komisionit të inceneratorëve Tabaku janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë dëshmisë së Veliajt.
Ky i fundit i tha Tabakut që duhet ta linte të përgjigjej e të mos bënte zhurmuesin. Tabaku i është përgjigjur duke i thënë Veliajt që të mos bënte zhurmuesin e të mos merrte peng komisionin.
“Jam përgjigjur me logo, vulë e emër të Bashkisë së Tiranës. Mos bëni zhurmuesin. Keni gënjyer në mënyrë sistematike. Kjo është thellësisht e pandershme. Ju bëni pyetje dhe nuk dëgjoni përgjigje. Kjo është e pandershme, kjo është e pandershme. Kjo pronë me numër 429 është në pronësi shtet. Pronësia shtet është nën qeverinë dhe jo e bashkisë e s’mund të pyetet baskhkia për diçka që nuk e ka. Po sillesh në mënyrë të pandershme. Unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar për shpifje në mënyrë sistematike.” – tha Veliaj.