Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj në komisionin për inceneratorët: Edi Ramën e kam shok, vëlla, mentor


Kryebashkiaku i Tiranës ka akuzuar paraardhësin e tij në bashki, Basha, se ka miratuar në plan për administrimin e dherave në Tiranë në kohën e tij me 37 euro për ton në një vendim të marrë vet personalisht, pa mendimin e Këshillit Bashkiak.

Ai tha se bashkia Tiranë ka kërkuar 29 euro për ton për administrimin e dherave ndërsa pohoi se kryeministrin Rama e ka shok, vëlla e mentor.

“Luli thotë ta bëj për 37 euro për ton. Për të mbyllur atë gropën në qendër të Tiranës ai donte të vinte tarifën 30% më të shtrenjtë se sa kërkojmë ne, një tarifë prej 29 eurosh. E kam për ndër që e kam Edi Ramën, shok vëlla, mentor, nuk jam si ju.” – tha Veliaj.