Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk i shes drejtuesit si ju” – Tabaku ia kthen Veliajt: Rama i shiti dy ministra që sot janë në burg


Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku ishte thirrur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka pasur debate mes këtij të fundit dhe Jorida Tabakut.

Si kryetare e këtij Komisioni, Tabaku i kërkoi sqarime Veliajt për një vendim për 45 milionë euro nga Këshilli Bashkiak për inceneratorët, por ai i konsideroi këto vetëm shpifje.

Gjatë debatit me Tabakun, në një moment Veliaj tha se ai nuk i ndan përgjegjësitë me Ramën dhe s’e ai nuk i shet drejtuesit. Por këtu Tabaku i kujtoi se kryeministri Edi Rama nga ana tjetër i ka “shitur” dy ministra të cilët sot janë në burg, duke iu referuar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Unë nuk e di nga del kjo historia e 45 milionë eurove. S’kam asnjë dokument, këtu hidhen shifra, nami, nami. Nëse është si 5 mijë delegatë në 1700 ulëse, atëherë pse 45 milionë, por 4 miliardë e me radhë.

Tabaku: E kemi dëgjuar disa, e kuptoj që është mesazhi i regjisë qendrore. Ju lutem 45 milionëshin për Këshillin Bashkisë, për këtë vendim kemi interes.

Veliaj: Ne nuk kemi asnjë dokument të tillë, këtu kemi vetëm shifra që mund të impresionojnë ata militantë që ju kanë mbetur me fakte që janë komplet të pabazuara. Unë u acarova pasi ma bëjnë pyetjen njerëz që kanë konflikt interesi.

Veliaj: Z.Xhafaj, unë përgjegjësitë me Edi Ramën nuk i ndaj, pasi nuk jam si ju që i shisni drejtuesit. Përkundrazi e kam për nder marrëdhënien time me Edi Ramën.

Tabaku: Në fakt, sot në burg janë dy ministra të shitur nga Rama.

Veliaj: E kam për supernder marrëdhënien me Edi Ramën. Ajo është fatkeqësia juaj në fakt. Por Z.Xhafaj, unë nuk thashë Jorida Tabaku dhe fakti që ca njerëz hidhen pa e dëgjuar emrin do të thotë që e kanë mizën nën kësulë dhe ajo që po them unë është, të pyeten në këtë komision nga njerëz të merren me ndërtime ose si ndërtues, ose si pronarë dhe përfitues të këtyre trojeve dhe të më thonë mua ‘Pse na e shtove faturën për dherat?!’. E para e punës kjo është e pa vërtetë sepse nuk është një faturë bashkiake…

Tabaku: Pse i keni dhënë koncensionarit 45 milionë Euro? Pse ke krijuar një monopol?

Veliaj: Tani i dole Zot ndërtimit?