Një i ri është ndaluar në Tiranë pasi i është kapur në pistoletë pa leje.
24-vjeçari i identifikuar si Enea Canameti eshte kapur në rrugën ‘Siri Kodra’ pas një kontrolli në mjetin me të cilin udhëtonte.
Ai u arrestua në flagrancë ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.