Gjatë debatit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi arrestimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.
Debati me deputeten Jorida Tabaku, filloi kur kryeministrit ju përmend burgosja e ish-ministrit Lefter Koka për shkak të aferës së inceneratorëve.
Rama i tha të mos përmendte Kokën sepse një ditë mund të ishte Basha pas hekurave duke theksuar ta “mbajë mend”.
“As prokurore të ishe nuk do isha kaq e angazhuar për të çuar njeri në burg. Mos përmend Lefterin se nuk është etike, mund të jetë Luli një ditë atje në burg dhe mbaje mend! Unë kurrë nuk ta përmend Lulin kur të jetë atje, kurrë!”-deklaroi Rama