Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit pas 10 orësh debat në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Rama deklaroi për mediat se Komisioni është një farsë e orkestruar për të baltosur punën e bërë. Kryeministri tha se drejtësia do bëjë punën e vet dhe kush ka bërë korrupsion duhet të përgjigjet individualisht.
“Unë dhashë një sqarim që kishte nevojë për tu zbardhur. Është e gjitha një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë gjë bëhet gjithmonë. Për sa i përket akuzës për korrupsion ajo është përgjegjësi totalisht individuale për këdo që fshihet pas karriges. Drejtësia ka punën e vetë. Ky vend nuk ka pasur drejtësi dhe janë hapat e para. Është një prapambetje e thellë, kërkon kurajo për të bërë reformën, kërkon vendosmëri, kërkon durim”-deklaroi Rama.
Rama tha se pas përfundimit të hetimeve në SPAK do i drejtohet gjykatës për të denoncuar shpifjet e deputetëve të opozitës.
“Me siguri për fat të keq, tani e kemi bërë gjykatën ku takohemi me znj.Tabaku. Nuk ndodh në asnjë vend që një politikan, të angazhohet me publikut për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Por sigurisht jo përpara se të mbarojë hetimi i SPAK-ut, atëherë sigurisht do shkojmë në Gjykatë”-tha Rama.