Vendosni fjalën kyçe....

Xhorxh W. Bush për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës: Kriza më e rëndë e sigurisë në Evropë që nga “Lufta II Botërore”


Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush ka komentuar situatën në Ukrainë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë. Siç shkruan Fox News, Bush tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është kërcënimi më i rëndë për sigurinë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës përbën krizën më të rëndë të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë bashkohem me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin.”- tha Bush. “Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas, ndërsa ata kërkojnë lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre”.

Kujtojmë se Rusia filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës mëngjesin e së enjtes. Putin shpalli një “operacion special ushtarak” përmes një videomesazhi.

Pas kësaj, sirenat e sulmeve ajrore dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.