Mediat ndërkombëtare raportojnë se trupat ruse janë futur në rrethin verior të kryeqytetit ukrainas, Obolon ndërsa në zonë ka luftime të ashpra tyre dhe forcave mbrojtëse ukrainase.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytet në orët e para të së premtes ndërsa administrata amerikane paralajmëroi se forca ruse që kanë hyrë në vend përmes kufirit bjellorus, janë vetëm 32 kilometra larg kryeqytetit.
Qindra mijëra banorë të Kievit janë grumbulluan në strehimoret e sulmit ajror, pasi një zyrtar ukrainas tha se raketa balistike goditën qytetin. Pati raportime për trupat që hodhën në erë një urë për të ndaluar një avancim të forcave ruse.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën më të fundit.
Ukraina rrit numrin e ushtarëve: Rreth 18,000 armë u janë shpërndarë rezervistëve vetëm në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit të enjten herët, sipas autoriteteve ukrainase. Vendi ka ndaluar të gjithë shtetasit meshkuj nga 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi ndërsa mobilizohet për të luftuar Rusinë, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare.
Rritet numri i të vdekurve: Të enjten vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sipas shifrave paraprake, 137 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i sulmit rus dhe 316 ushtarë të tjerë janë plagosur.
CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra. Të premten herët, një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 u rrëzua mbi Kiev. Ndërkohë presidenti Zelenski tha të enjten vonë se grupet ruse të sabotimit kanë hyrë në Kiev dhe se ai është ‘objektivi numër 1’ dhe familja e tij është ‘objektivi numër 2’.
Protestat kundër luftës: Qindra njerëz u arrestuan në qytete anembanë Rusisë për organizimin e demonstratave kundër luftës të enjten. Protesta të ngjashme në mbështetje të Ukrainës u mbajtën në mbarë botën, në Nju Jork, Paris, Berlin, Londër dhe qendra të tjera ndërkombëtare.
Sanksionet: Më shumë masa financiare janë zbuluar në të gjithë Perëndimin në përgjigje të sulmit të Rusisë, përfshirë nga BE-ja dhe presidenti Joe Biden. Rusisë iu hoq finalja e këtij viti të Ligës së Kampionëve.