Vendosni fjalën kyçe....

Basha me të rinjtë në Durrës, hedh simbolikisht “karrigen e pushtetit”: Këtë do u bëjmë atyre që kanë 22-vjet që s’e lëshojnë karrigen


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Durrësit në kuadër të fushatës së kandidatit për kryetar bashkie, Luan Hotit.

Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës, Basha u shpreh se misioni politik i tij është që rinia të marrë në dorë fatet e vendit e të mos largohet.

“Unë jam i vendosur dhe e konsideroj misionin e jetës time politike, që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Ta marrë në dorë fatet ekomonike shoqërore e politike.”- tha Basha.

Ai hodhi edhe një karrige në mënyrë simbolike, të cilën e konsideroi karrigen 30-vjeçare të pushtetit, të modelit të vjetër.

“Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia.

Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj, është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e të djeg gjithçka. Ka frikë më shumë se të gjithë e mbi të gjitha rininë. A e dini pse? E di çfarë i bën rinia në çdo vend, edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos t’i lëshojnë karriget? Iu bën këtë. Dhe këtë do t’iu bëj atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakun të Durrësit dhe e kanë katandisur Durrësin, perlën e Adriatikut. Simbolin e krenarisë tonë, si shqiptarë dhe pasardhës të Ilirëve, në një qytet të pajtueshëm për rininë e për durrsakët. Pse, sepse kanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit. Këto nuk janë akuza. Dhe ky është ndryshimi me modelin tonë.” u shpreh kryedemokrati.

 

Fjalimi i Bashës

Mirë se iu gjej të rinj dhe të reja të Durrësit në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë sfond të mrekullueshëm të Adriatikut, të cilit i jepni hijeshi me praninë tuaj këtu, edhe me besimin që rrezaton në sytë tuaj edhe më fort se dielli që shndrin në kokat tona. Faleminderit që jeni të gjithë këtu për të mbështetur Luan Hotin, kandidatin e vetëm të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Durrësit. Kam një mirënjohje të veçantë për punën tuaj në këto javë të shkurtra të një fushate të shkurtër për zgjedhjet e pjesshme lokale, këto që do të zhvillohen, do zhvillohen sot një javë. Sepse siç më kanë treguar edhe Grida që është bashkëqytetarja juaj e vjetër, nënkryetarja e partisë, drejtuesja politike e kësaj fushate, por edhe Agroni i cili është fatlum dhe i mahnitur me mikpritjen e rinisë durrsake dhe durrsakëve në tërësi gjatë kohës që po jep kontributin e tij në këtë fushatë, rinia ka qenë prej ditës së parë një nga faktorët më të fuqishëm të fushatës dhe një nga frymëzuesit kryesor të kandidatit tonë dhe kryebashkiakut të Durrësit Luan Hotit. Ndaj dua ta nis me një falënderim për ju. Ta nis me një falënderim të dyfishtë. Së pari do iu falënderoja që jeni angazhuar në fushatë, kjo është fare normale. Çdokush, çdo demokratë, aq më shumë si kryetar i Partisë Demokratike kam detyrimin t’iu falënderoj dhe e bëj këtë edhe në emër të të gjithë shtabit të fushatës, të degës të Partisë Demokratike të durrësit, të Partisë Demokratie kudo ku ndodhen. Por dua ta bëjë dyfish në rrethanat ku ndodhet Shqipëria dhe në veçanti Durrësi. Siç e thanë, Sardi, Osmani, Arbi, Rena, këto janë kohë të vështira, janë kohë të vështira për shpresën. Rinia dhe shpresa janë të pandashme nga njëra-tjetra. Ku ka rini, ka shpresë, në qoftë se nuk ka shpresë, rinia ikën dhe gjen shpresën diku tjetër. Sot këtu ka shpresë, ka shpresë sepse ka rini. Dhe është kjo shpresë që na mbush me besim se e diela e ardhshme nuk do të jetë një e diel e zezë për Durrësin.

Por do të jetë një e diel plotë me diell, plotë me ndriçim. Jeni këtu, por jemi po kështu të vetëdijshëm që shumë prej jush nuk janë këtu. Nuk janë në Durrës, nuk janë. Ndonëse mund të kenë qenë vitin e kaluar apo para dy vitesh, apo tre vitesh, në gjimnazet dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu. Janë jashtë një pjesë e madhe përtej Adriatikut, të Itali. Një pjesë tjetër në vendet e tjera të Europës. Në Britani, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Largimi masiv i rinisë shqiptare, është treguesei më i qartë i dështimit të plotë të modelit që na ka qeverisur. E kam fjalën për modelin e dështimeve dhe të korrupsionit që ne kemi 8 vite që e luftojmë si Parti Demokratike ditë për ditë. E luftojmë me fakte, me denoncime të bazuara mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve mbi shpresat, mbi ëndrrat dhe projektet e rinisë shqiptare.

Këto janë dy modele krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Modeli i dështimeve të njëpasnjëshme, modeli i korrupsionit, modeli i monopolizimit të gjithçkaje të kapjes së çdo gjëje në një dorë të pushtetit, të pasurive, të Durrësit, modeli i politikës së vjetër që pushtetin e shikon si privilegj, si pronë private.

S’ka rëndësi nëse është pushtet brenda partisë, apo pushtet shtetëror, e shikojnë si çifligun e tyre. E ndërsa e shikojnë pushtetin si çiflig, ndërsa e shikojnë shtetin si pronë e tyre, natyrisht të gjithë shqiptarët dhe rininë, i shohin si shërbëtorët e tyre. Në rastin më të mirë, in shohin si figurina për t’i lëvizur sa andej këtej, në qoftë se u prishin punë. E kemi parë këtë në sjelljen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij kur studentët u ngritën në protesta në dhjetorin e 2018-ës. E pamë se si u dridh, se si i mbushi poturet kur thotë populli, por pastaj filloi me propagandë, me përçarje, me premtime të rreme. Dhe ja ku jemi sot, dy vite e ca muaj pas rebelimit studentor të 2018-ës dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka si të dyshojë. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia.

Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj, është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e të djeg gjithçka. Ka frikë më shumë se të gjithë e mbi të gjitha rininë. A e dini pse? E di çfarë i bën rinia në çdo vend, edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos t’i lëshojnë karriget? Iu bën këtë. Dhe këtë do t’iu bëj atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakun të Durrësit dhe e kanë katandisur Durrësin, perlën e Adriatikut. Simbolin e krenarisë tonë, si shqiptarë dhe pasardhës të Ilirëve, në një qytet të pajtueshëm për rininë e për durrsakët. Pse, sepse kanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit. Këto nuk janë akuza. Dhe ky është ndryshimi me modelin tonë.