Vendosni fjalën kyçe....

Endrit Braimllari: Mbështetje absolute për Elton Banon, më 6 mars qytetarët e Lushnjës e kthejnë bashkinë në shërbim të tyre


Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka mbështetur programin e kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Elton Bano, duke thënë se garanton ndryshimin dhe gjithëpërfshirjen për qytetarët e Lushnjës.

Ai shprehet se më 6 mars qytetarët e Lushnjës do ta kthejnë bashkinë në shërbim të tyre.

“Entuziazëm dhe mbështetje absolute për Elton Banon.

Data 6 mars është një ditë e rëndësishme për Lushnjën.
Programi i Elton Banos, garanton ndryshimin dhe gjithëpërfshirjen për qytetarët e Lushnjës.
Më 6 mars qytetarët e Lushnjës e kthejnë bashkinë në shërbim të tyre.
Është koha për një bashki në shërbim të qytetarëve dhe jo pazareve të rilindjes me kunat opozitën.”– shkruan Braimllari ndërsa ndan foto nga një takim me qytetarët.