Kandidati i PD, për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit , Xhemal Bushati, zhvilliu një takim me gratë dhe vajzat shkodrane ku deklaroi se do të sjellë një model tjetër, atë të përkushtimit për Shkodrën duke patur në vëmendje fuqizimin e rolit të gruas.
“Super entuziazmi i takimit të sotëm me gratë shkodrane është garancia e ndryshimit që po vjen për Shkodrën. Shpalosëm një tjetër model për Shkodrën. Modelin e përkushtimit dhe të dashnisë për Shkodrën përballë modelit të interesave dhe përplasjes.
Jemi me fat që në këtë mision tonin për Shkodrën kemi bekimin e nënave dhe guximin e grave shkodrane.
Kjo është Super Shkodra që të gjithë njohim, Super Shkodra që të gjithë duam!”, tha Bushati.