Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati, në spotin e ri për fushatën ka zgjedhur të shpalosë programin e tij duke ia rrëfyer të mbesës në formë historie.
Nga parqet te shëtitoret, e korsitë e biçikletave si dhe kopshtet janë disa prej projekteve që Bushati përmend në video.
“Emel, dua të të tregoj një histori dhe endërr të bukur, quhet Shkodër. Kur të rritesh do të kujtohet dhe ke për ta kuptuar se sa me fat je që ke lindur në Shkodër, sa me fat je që ke lindur në të vetmin vend që të gëzon, ke me kuptu se Shkodra nuk të mërzit, të don gjithmon, të rrok e të bën me qesh. Shkodra, shokëve dhe shoqeve tuj ka me i dhën parqe, lojna ku ju keni me lujt e me u gzu, keni me pas edhe kopsht të ri ku ti dhe shokët e tuj keni me mësu dhe me u rrit si Shkodranë të mirë. Nuk keni me pas frikë me shëtit me biçikletë anë e kënd Shkodrës, buzë Bunës, Drinit e Kirit e prej Thethit e deri në Velipojë. Na duhet një punë e madhe për mua e tan ato që ju dojnë fort që kur të rritesh e të kuptosh që ky është realiteti më i bukur me të cilin ti rritesh.
Unë e kam një plan për Shkodrën, një plan për ndërhymje emergjente që fëmijët tanë të ndihen krenarë për ne siç ne ndihemi krenarë nga historia jonë. Me dashni dhe përkushtim për Shkodrën”- thotë Bushati në video.