Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër qytet ukrainas merret nga rusët, forcat ushtarake heqin flamujt e Ukrainës nga ndërtesat


Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase.

Trupat ruse tani kanë pushtuar qytetin Nova Kakhovka, i njohur ndryshe si Kakhovka e Re. Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

Siç shkruan BBC, kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko ka thënë se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshmi deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë tre qytetet: Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.