Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon videon: Rama është përgjegjësi kryesor për aferën prej 430 milionë euro me inceneratorët


Partia Demokratike ka publikuar një video në “Facebook”, përmes së cilës akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për aferën prej 430 milionë euro me inceneratorët.

Sipas PD-së, asnjë shkelja e ligjit nuk mund të bëhej pa miratimin e kryeministrit Rama.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës.”– shkruan PD krahas videos, ndërsa jep disa pika se pse ka arritur në këtë përfundim.

Në deklaratën e selisë blu thuhet se koncesoni i’u dha një kompanie që nuk kishte asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.

NJOFTIMI I PD-së

Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës.

1.Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;

2.APP ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

3.Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

4.Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.