Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Kush guxon të fusë duart te paratë e popullit të Lushnjës, të shkojë para drejtësisë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të dielë një takimin me banorët e njësisë administrative Ballagat në Lushnjë.

Ndërsa fliste për zgjedhjet e 6 Marsit, Balla tha se kryetarja e ardhshme do të jetë në krye të detyrës për të bërë transparencë dhe t’i tregojë popullit të Lushnjës se ku shkon çdo qindarkë. Ai u shpreh se kush do të guxojë të fusë duart te paratë e qytetarëve, do të shkojë para drejtësisë.

“Unë bërtas pak më shumë atje në parlament kur vjen puna për të kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria për fshatin sepse e di fare mirë se fshati mban veten, mban edhe qytetin.

Po ashtu në merak jam edhe për të rritur mbështetjen për blegtorinë. 6 marsi është një ditë që erdhi papritur, por për mua erdhi në momentin e duhur. Çdo bëjë bashkia në 400 ditë, deri sa të dalë sërish në provim përpara popullit? Kryetarja e ardhshme do të jetë në krye të detyrës. Të bëjë transparencë dhe t’i tregojë popullit të Lushnjës ku shkon çdo qindarkë. Kush guxon të fusë duart të paret e popullit të Lushnjës të shkojë para drejtësisë.”– tha Balla.

Në këtë takim ishte e pranishme kandidatja për kryetare bashkie e Lushnjës Eriselda Sefa si edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.