Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka bërë një denoncim lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një postim ajo ndalet në një nga kompanitë e denoncuara më parë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas Shehajt, kompania “ELVIS -03 GROUP” e themeluar nga Shkëlqim Meta, ka qarkulluar gati 15 milionë dollarë.
Sipas saj, nëse SPAK-u heton do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vite e jo vetëm me inceneratorët
“Vazhdojmë të tregojmë ku kanë shkuar 430 milion euro.
Kjo është njëra nga kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi.
Nqs SPAKU ka vullnet të hetojë këto kompani do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vitet e fundit me fondet publike (jo vetëm inceneratorët)
KJO KOMPANI KA QARKULLUAR GATI 15 MILION DOLLARË por shuma do jetë më e madhe se një pjesë e bilanceve nuk janë deklaruar në QKB.”- shkruan nënkryetarja e LSI-së dhe ish-drejtoresha e Tatimeve.
Shehaj jep të dhënat e kësaj kompanie, dhe bilancet vjetore të raportuara nga kjo kompani përgjatë viteve 2016-2019.
DEKLARATA E PLOTË E SHEHAJT:
VAZHDOJME TË TREGOJMË KU KANË SHKUAR 430 MILION EURO.
Kjo është njëra nga kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi.
Nqs SPAKU ka vullnet të hetojë këto kompani do zbulojë skemën më të madhe të mashtrimit në 30 vitet e fundit me fondet publike (jo vetëm inceneratorët).
KJO KOMPANI KA QARKULLUAR GATI 15 MILION DOLLARË por shuma do jetë më e madhe se një pjesë e bilanceve nuk janë deklaruar në QKB.
Kompania ELVIS -03 GROUP.
Kompania është themeluar në shtator të vitit 2016.
Ortaku themelues është SHKËLQIM META.
Në nëntor të vitit 2016 deklarojnë si adresa dytësore dhe 4 mjete të rënda transporti/të tjera.
Në janar të vitit 2017 shtohet dhe një mjet tjetër si adresë dytësore.
Në shkurt të vitit 2017 i largojnë të 5 mjetet si adresa dytësore.
Në korrik të vitit 2017 futet si aksioner me 50% DASHAMIR YMERAJ.
Në tetor të vitit 2017 largohet sërisht ortaku DASHAMIR YMERAJ.
Në shkurt të vitit 2018 DASHAMIR YMERAJ blen sërisht 40% të aksioneve.
Në tetor të vitit 2018 i shet sërisht 40% të SHKELQIM META.
Në nëntor të vitit 2019 aksionet blihen 100% nga VEZIR BRAHAJ.
Në vitin 2021 dhe 2022 lëshohen 2 urdhër bllokimi të aksioneve nga drejtoria e tatimeve.
Bilanci i fundit në QKB është i 2019.
Bilanci për vitin 2016:
Të ardhura 74.024.191 lekë
Fondi i pagave 1.720.636 lekë
Fitimi – 216.657 lekë
Bilanci për vitin 2017 :
Të ardhurat 180.908.288 lekë
Fondi i pagave 5.900.000 lekë
Fitimi 655.642 lekë
Bilanci për vitin 2018 :
Të ardhurat 119.870.187 lekë
Fondi i pagave 6.146.730 lekë
Fitimi – 5.322.373 lekë
Bilanci për vitin 2019 :
Të ardhurat 1.072.089.541 lekë
Fondi i pagave 4.271.000 lekë
Fitimi 663.823 lekë
Totali i të ardhurave për vitet 2016-2019
1.446.892.207 lekë.