Bisedimet mes delegacionit ukrainas e atij rus do zhvillohen ditën e hënë në një qytet bjellorus në kufirin mes Ukrainës e Bjellorisë. Lajmi u pohuar nga ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba.
Ai deklaroi se urdhri i presidentit rus Putin për të vendosur në gatishmëri të lartë armët bërthamore ka si synim të vërë nën presion delegacionin ukrainas para takimit.
Takimi vjen teksa trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën në disa drejtime në ditën e katërt. Më herët presidenti rus urdhëroi vendosjen e armëve bërthamore në gatishmëri të lartë në përgjigje të ‘retorikës dhe veprimeve armiqësore të NATO-s’.
SHBA e sekretari i NATO-s Stoltenberg deklaruan se Rusia nuk ka qenë kurrë nën një kërcënim të tillë.