Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Kievit: Jemi të rrethuar


Ndërsa trupat ruse po i afrohen kryeqytetit ukrainas, kryebashkiaku i Kievit deklaroi se kryeqyteti është i rrethuar por shtoi se ushtria e banorët po e mbrojnë me të gjitha forcat.

Në një intervistë për AP, Kliçko u shreh i shqetësuar për sa kohë kryeqyteti mund të mbahej.

Në një intervistë me Associated Press të dielën, pas një nate rraskapitëse të sulmeve ruse në periferi të qytetit, kryebashkiaku Vitali Klitschko heshti për disa sekonda kur u pyet nëse kishte plane për të evakuuar civilët nëse trupat ruse arrinin të merrnin Kievin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara,” tha ai në fund.

“Për momentin ne jemi të rrethuar.”

Kryetari i bashkisë konfirmoi për AP se nëntë civilë në Kiev ishin vrarë deri më tani, duke përfshirë një fëmijë.

Ai tha se përparimi i trupave ruse në qytet ka qenë më i ngadalshëm nga sa prisnin shumë ekspertë ushtarakë.

“Sapo fola me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Të gjithë nuk ndihen aq mirë,” tha Klitschko, duke shtuar se punonjësit e qeverisë së qytetit ukrainas ishin në shok, por jo në depresion.