Vendosni fjalën kyçe....

Dalin foto nga bisedimet Rusi-Ukrainë


Zyrtarët rusë dhe ukrainas ulen në anët e kundërta të një tavoline

Dalin fotot e para nga takimi mes dy delegacioneve, ku zyrtarët rusë dhe ukrainas takohen për të diskutuar konfliktin në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

Përpara takimit, presidenti i Ukrainës tha se vendi i tij donte një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse. Ndërkohë, Rusia thotë se dëshiron të arrijë një marrëveshje nga e cila përfitojnë të dyja palët.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas sikurse vihet re janë ulur në anët e kundërta të një tavoline.

Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus (i dyti majtas) dhe Davyd Arakhamia, kreu i fraksionit të partisë Shërbëtori i Popullit në Parlamentin e Ukrainës (i treti djathtas), marrin pjesë në bisedimet në Bjellorusi

Delegacioni i Kievit mbërriti me një helikopter

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov

Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë Alexander Fomin (majtas) dhe ambasadori rus në Bjellorusi Boris Gryzlov (djathtas)