Vendosni fjalën kyçe....

Kremlini fajëson ministren britanike Liz Truss, për ngritjen e alarmit bërthamor: Bëri deklarata të papranueshme


Kremlini ka fajësuar sekretaren e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss si përgjegjëse për vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të ngritur alarmin bërthamor.

Siç shkruan Politics, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha sot: “Kishte deklarata të papranueshme për situata të mundshme konflikti dhe madje edhe konfrontime dhe përplasje midis NATO-s dhe Rusisë. Nuk do t’i emëroj autorët e këtyre deklaratave, megjithëse ishte sekretarja e jashtme britanike.”

Kujtojmë se ditën e djeshme, Putin njoftoi në një fjalim televiziv se ai kishte urdhëruar forcat bërthamore ruse të vepronin në një “regjim të veçantë detyre” dhe se vendi kishte ngritur nivelin e tij të alarmit bërthamor.

Putin gjithashtu i përshkroi sanksionet perëndimore kundër regjimit të tij si “të paligjshme” dhe “agresive“.

Nuk është e qartë se cilat komente nga Truss i kundërshton qeveria ruse, megjithëse mund të ketë lidhje me deklaratën e saj të së dielës se ajo do të mbështeste shtetasit nga Britania e Madhe që duan të shkojnë për të luftuar për Ukrainën.