Me kërkesë të Qeverisë së Ukrainës, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Pallati Elysse Macron me anë të postimi në Facebook.
Presidenti Macron e ka përsëritur kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Rusia të ndalë ofensivën ndaj Ukrainës duke insistuar për armëpushim të menjëhershëm.
Bisedime për armëpushim sot gjatë ditës janë zhvilluar ndërmjet Kyivit dhe Moskës në kufirin e Bjellorusisë, Macron ka kërkur që gjatë këtyre bisedimeve të ndalen të gjitha sulmet dhe goditjet nga ajri ndaj civilëve dhe shtëpive të tyre, që të ruhet infrastruktura civile dhe që të gjitha rrugët veçmas ajo në jug të Kievit të mbetet e sigurt për qarkullim.
“Jam në komunikim të vazhdueshëm me Presidentin Zelenskyy. Do të doja të përgëzoja ndjenjën e tij të madhe të përgjegjësisë. Me kërkesën e këtij të fundit dhe duke pasur parasysh situatën humanitare, telefonova Presidentin Putin. Presidentit Putin, unë përsërita kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ofensivës ruse kundër Ukrainës dhe insistova në nevojën për të vendosur menjëherë një armëpushim”, shkruan ai.