Vendosni fjalën kyçe....

“Google” bllokon kanalet në “Youtube” të medieve ruse “RT” dhe “Sputnik” në Evropë


Kompania amerikane “Google” vendosi të martën të bllokojë kanalet në shërbimin e saj të videove në “YouTube” në lidhje me kanalin rus TV RT dhe agjencinë e lajmeve “Sputnik” në lidhje me situatën që po ndodh në Ukrainë.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë menjëherë kanalet në YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Evropën. Do të duhet kohë që sistemet tona ta zbatojnë plotësisht këtë.”– tha Google Europe në një postim në “Twitter”.

Kompania shtoi se po monitorojnë nga afër situatën. Ky vendim vjen pasi edhe rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram” vendosën të kufizonin aksesin në llogaritë e RT-së dhe agjencisë së lajmeve Sputnik në Bashkimin Evropian.

Të hënën, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se vendimi për bllokimin e RT dhe agjencisë së lajmeve Sputnik në BE do të merrej në orët në vijim dhe do të zbatohej në të gjithë BE-në.