Vendosni fjalën kyçe....

Forcat ruse sulmojnë kullën televizive të Kievit, kanalet ndërpresin transmetimin (VIDEO)


Kulla televizive e Kievit ka shpërthyer pas sulmeve të fundit të Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës. Lajmi është konfirmuar edhe nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.

Ai tha se kulla televizive e kryeqytetit është sulmuar, duke ndërprerë potencialisht sinjalin e saj.

Shpërthimet sapo janë dëgjuar në zonat e Borshchahivka dhe Dorohozhychi.

Sakaq kanë dalë edhe pamjet e para nga ky sulm.

Metro” shkruan se gazetari vendas Illia Ponomarenko tha se autoritetet lokale kishin premtuar të riparonin kullën dhe të rifillonin transmetimin.

Ky sulm erdhi pasi Rusia paralajmëroi banorët e Kievit që të largohen nga shtëpitë e tyre, në një kohë kur analistët kanë frikë se bombardimet e kryeqytetit do të intensifikohen.

Struktura ishte ende e parrëzuar pas bombardimit në zemër të Kievit, por disa transmetime televizive u ndërprenë.