Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Do ndërmarrim hapa për hyrjen e Kosovës në NATO


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konferencën e përbashkët për media në Ankara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO ka deklaruar se, “Ne do të ndërmarrim hapa për të njohur Kosovën dhe ne e njohim Kosovën si anëtare të NATO-s”.

“Ne gjithmonë e kemi mbrojtur dhe e mbrojmë edhe sot se zgjerimi i NATO-s do të jetë i dobishëm. Derisa ne po ndërmarrim këto hapa, ne e duam këtë për paqen botërore”, deklaroi Erdogan.

Lidhur me luftën kundër FETO-s në Kosovë, sipas presidentit turk, “është shumë e rëndësishme t’i jepet fund ekzistencës së organizatës terroriste që ka vënë në shënjestër demokracinë tonë dhe ka martirizuar 251 qytetarë tanë”.