Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë është solidarizuar me popullin, personelin mjekësor dhe pacientët e Ukrainës pas sulmit rus.
Në një letër drejtuar shefes së KE-së, Von der Leyen e kreut të OBSH-së Adhanom Ghebreyesus, ata dënojnë dhunën në Ukrainë dhe bëjnë thirrje për shmangien e sulmeve ndaj spitaleve e klinikave mjekësore.
Po kështu ata i kanë dërguar një letër të hapur edhe presidentit rus Putin me titull ‘Lufta nuk është zgjidhje’.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë këtë të shtunë ka njoftuar mbajtjen e Konferencës së 11-të europiane ku do ketë edhe përfaqëues shtetërorë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
Letra: Albanian Doctors-EU Support Ukraine