Presidenti i SHBA-ve Joe Biden gjatë fjalimit të tij së së martës ka bërë vazhdimisht gabime duke përmendur fjalë apo rreshta që s’kishin kuptim, ndërsa fliste për situatën në Ukrainë.
Breitbart ka renditur sot në një artikull 10 prej gabimeve të tij më të mëdha gjatë këtij fjalimi:
- Biden gabimisht thotë “popull iranian” në vend të “popull ukrainas”.
“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian.”- tha ai në fjalimin e tij duke vënë në siklet madje edhe zv.presidenten Kamala Harris e cila qëndronte pas tij gjatë fjalimit dhe i ndryshoi shprehia e fytyrës.
Sipas tekstit të tij të përgatitur, Biden duhej të thoshte “zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”.
BIDEN: “Putin may circle Kiev with tanks, but he’ll never gain the hearts and souls of the IRANIAN people” pic.twitter.com/lISqbFyH1V
— RNC Research (@RNCResearch) March 2, 2022
- Biden shprehet gabimisht “një paund popull ukrainas”
Ndërsa “proud” dhe “pound” në anglisht mund të ndryshojnë vetëm për një shkronjë, kuptimi i tyre është krejt i ndryshëm. Kështu gjatë fjalimit të tij Biden iu referua “një paund populli ukrainas”. Ndërsa teksti tij i përgatitur thoshte “populli krenar ukrainas”.
BIDEN: “A pound of Ukrainian people…” pic.twitter.com/rSwkH0aLbF
— RNC Research (@RNCResearch) March 2, 2022
- Biden bie në kontraditë me kërkesën e tij për t’i dhënë fund termit “Rust Belt”
Biden huazoi një frazë të shpikur nga senatori Sherrod Broën “Është koha për të varrosur termin Rust Belt”, ose në shqip “Brezi i Ndryshkyt, por me sa duket duke zgjedhur të largohej pak nga skenari, nuk ishte në gjendje ta shprehte siç duhet.
“Është koha për të parë që ajo që dikur quhej ‘Rust Belt’ të bëhet… uh uh um shtëpia e ringjalljes së konsiderueshme në prodhim.”– tha Biden. Brezi i ndryshkut i referohet rajonit gjeografik nga Nju Jorku deri në Midëest që dikur dominohej nga prodhimi. Brezi i ndryshkut është sinonim i rajoneve që përballen me rënie industriale.
Biden completely malfunctions while delivering a line about the rust belt. pic.twitter.com/dLD1ACE5Tz
— Greg Price (@greg_price11) March 2, 2022
- Biden bën thirrje për “investigimin” e policisë në vend të “investimit” në Polici
Presidenti bëri një thirrje pasionante për “investigimin” e parandalimit të krimit dhe policisë në komunitet, por sipas tekstit të tij të përgatitur, ai duhej të thoshte “investim”. Dhe jo investigim.
“Unë e di se çfarë funksionon – investigimi i parandalimit të krimit dhe policimi në komunitet, policët që ecin me shpejtësi.”– tha ai.
- Bidenit i merret goja, në vend të thotë “koronavirusi” thotë “vaksina”
“Nuk mund të ndërtosh një mur aq të lartë sa të mos lejosh një ëëëëë vaksinë. Vaksina mund të ndalojë përhapjen e këtyre sëmundjeve.”– tha ai.
Në fakt Biden zakonisht thotë se askush nuk mund të ndërtojë një mur aq të lartë sa të ndalojë koronavirusin, por ai u ngatërrua dhe tha vaksina dhe më pas u mundua ta rregullonte.
- Biden shqipton keq fjalët
Në vend të thoshte “primeve shëndetësore“, presidenti u ngatërrua dhe tha “programeve shëndetësore”.
- Biden ngatërron “rublën ruse”
Biden u pengua ndërsa shqiptonte fjalën “rubla“, dhe në vend të kësaj u shpreh “rubela ruse”.
- Biden thotë “infekteve” të ndryshimeve klimatike në vend të “efekteve”
“Ne do ta bëjmë atë për t’i bërë ballë infekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike dhe për të promovuar drejtësinë mjedisore.”– tha ai.
- Biden përpiqet të flasë për numrin e korporatave në Amerikë
“Ka më shumë korporata të inkorporuara në Amerikë se çdo shtet tjetër në Amerikë së bashku, dhe unë ende fitova 36-vjet me radhë.”- ishte fjalia e Bidenit.
Por bazuar në retorikën e tij të kaluar, presidenti ka të ngjarë të ketë qenë duke iu referuar shtetit të tij të lindjes, Delaëare, por ai nuk e korrigjoi veten. Kjo nuk ishte në tekstin e tij të përgatitur.
- “Go get ‘em”
Biden e përfundoi fjalimin e tij në mënyrë të pashpjegueshme me frazën e famshme “Go get ‘em” edhe pse nuk ishte në tekstin e tij të përgatitur dhe ishte e paqartë se kë donte që Kongresi “të merrte”.
“Go get ’em” — that’s how BIden ends SOTU pic.twitter.com/K2NBz5ZM8h
— Aaron Rupar (@atrupar) March 2, 2022