Bashkimi Evropian ka përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar i transferimit të parave SWIFT shtatë bankat ruse: VTB, Rossiya, Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Sovcombank dhe VEB.RF.
Rregulloret përkatëse u postuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të mërkurën.
“Duhet të ndalohet që nga 12 marsi 2022 ofrimi i shërbimeve të specializuara të mesazheve financiare, të cilat përdoren për shkëmbimin e të dhënave financiare” për bankat ruse, thuhet në vendimin e BE-së, citon TASS.
Komisioni Evropian tha se Brukseli është gati të shtojë banka të reja në këtë listë nëse është e nevojshme.
Sipas njoftimit, sanksionet vijnë në përgjigje “të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës”.
Kujtojmë se në një vendim tjetër, BE-ja pezulloi edhe transmetimin e medieve ruse ‘Sputnik’ dhe ‘Russia Today’.