Ish diplomati i SHBA-ve, Richard Grenell në një intervistë për emisionin “Opinion” përgëzoi Ramën që është treguar mbështetës për çështjen e komunitetit LGBT në Shqipëri.
Grenell tha ee qeveria duhet të kuptojë se të jesh homoseksual nuk është problem. Ai e quan këtë çështje të dashur për të.
Pjesë nga intervista:
FEVZIU: Zoti Grenell, ju keni qenë mbështetës i të drejtave të LGBT-së. A keni ndonjë ide në lidhje me të drejtat e komunitetit të LGBT-së në Shqipëri?
GRENELL:Do t’i këshilloja qeverisë që të kuptojnë se të jesh gej apo lesbike nuk duhet të jetë problem. Është një çështje e dashur për mua, sepse ka të bëjë me të drejtat e njeriut.
FEVZIU: Ambasada Amerikane ka ndërmarrë disa nisma për këtë çështje.
GRENELL:Këtë nuk duhet ta bëjë vetëm ambasada, por duhet ta bëjnë shqiptarët dhe të kuptojnë se gejit apo lesbiket janë njerëz si gjithë të tjerët. Kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe nuk duhet të jetë më një tabu. Është e rëndësishme dhe sa herë që vij këtu e kam ndër mend këtë çështje dhe dua që të përparoj me të. Duhet të përgëzoj zotin Rama, i cili është treguar mbështetës për këtë çështje.