Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina raporton se ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmi në centralin bërthamor


Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainë ka raportuar se disa njerëz janë vrarë ose plagosur në zjarrin që shpërtheu nga sulmet ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s.

“Ministria e Jashtme e Ukrainës dënon ashpër bombardimin dhe konfiskimin e forcave të armatosura pushtuese të Federatës Ruse të vendit të centralit bërthamor Zaporizhzhya në qytetin e Energodarit.

Si pasojë e bombardimeve në territorin e stacionit bërthamor, shpërtheu një zjarr, njerëz humbën jetën dhe u plagosën. Aktualisht zjarri është shuar.

Vendi i centralit bërthamor Zaporizhzhya tani është nën kontrollin e njësive të armatosura ruse.”- thuhet në një postim në Facebook të Ministrisë së Jashtme ukrainase, megjithatë nuk bëhet me dije për sa viktima bëhet fjalë.

Ministria thotë se punonjësit po monitorojnë uzinën e Zaporizhzhia-s për t’u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurt dhe nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale.

Por nëse procesi i ftohjes së karburantit bërthamor brenda njësive të energjisë çrregullohet, mund të ketë dëmtime radioaktive në shkallë të gjerë.

“Mijëra njerëz, përfshirë civilët që aktualisht nuk janë në gjendje të evakuojnë zonën pranë uzinës për shkak të granatimeve dhe luftimeve të vazhdueshme, do të lëndoheshin nga kjo.”– thuhet në deklaratë sipas BBC-së.

Në përputhje me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore – si në Çernobil dhe Fukushima.

“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm të armatosur në lokacionin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda IAEA-s (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike).”– vijon deklarata.

Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona.