Vendosni fjalën kyçe....

Putin i ankohet Scholz-it: Mercenarë nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova po luftojnë në Ukrainë


Gjatë telefonatës me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kancelari gjerman Scholz shprehu shqetësimet e tij për viktima të shumta civile në Ukrainë.

Putin u përgjigj duke thënë se për tetë vjet rresht, partnerët perëndimorë kishin mbyllur një sy mbi krimet e gjenocidit të kryera nga regjimi i Kievit kundër banorëve të republikave të Donbasit, si dhe për vdekjen e rreth 14,000 njerëzve, përfshirë mijëra fëmijë. .

Putin konfirmoi se Rusia ishte e hapur për dialog me palën ukrainase, si dhe me të gjithë ata që duanaqen në Ukrainë, me kusht që të plotësohen të gjitha kërkesat ruse.

“Rusia e di se numri i mercenarëve nga vendet e treta në Ukrainë është rritur. Bëhet fjalë për mercenarë nga Shqipëria dhe Kroacia, mercenarë të Kosovës e deri tek xhihadistët me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”-raportehet të ketë thënë Putin gjatë bisedës më Scholz raporton gazeta ruse Pravda në gjuhën angleze.