Në Lushnjë votimi ka nisur normalisht në orën 07:00, mirëpo janë shfaqur probleme në Qendrën e Votimit 28891 në Savër.
Kjo për shkak se në listën fizike emërore mungojnë 20 emra të votuesve.
Një tjetër problematikë në këtë QV është se votat po hidhen në kutinë e materialeve zgjedhore dhe jo kutitë e fshehta të kartonit që përdoren zakonisht.
Nga Komisioni këtë e cilësojnë një gabim njerëzor.
Ndërkohë ka patur ankesa nga kryetarja e KZAZ-së e cila akuzoi mediet se po pengonin procesin.
“Nuk më keni marrë dhe nuk më keni thënë mua gjë, në KZAZ nuk është raportuar. Është i zgjidhur si problem. Votuesit janë duke e bërë. PEI vazhdon. Është mbajtur një procesverbal. Për kutinë, është mbajtur një procesverbal, nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që kodet janë të rregullta.”– tha kryetarja e KZAZ-së.