Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet zyrtarisht votimi në gjashtë bashkitë, sa qytetarë morën pjesë (Tabela)


Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në gjashtë bashkitë e vendit në zgjedhjet e pjesshme lokale. Procesi nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundoi në 19:00 të mbrëmjes.

Pjesëmarrja në rang vendi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë 30.3 për qind. Bashkia ku ka pasur më shumë pjesëmarrje ka qenë Dibra me 43.35 për qind.

Në Vorë përdindja e votuesve ka qenë 40.33, në Lushnjë 35.95, në Rrogozhinë 30.92, në Shkodër 29.11 dhe në Durrës 26.27.

Tre qendra votimi në Shkodër u shpallën të pavlefshme duke qenë se aty nuk votoi askush për më shumë se pesë orë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e zhvilluara në gjashtë bashki ka qenë shumë më e ulët se ajo në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Në Vorë komisionerët e PD-së u përjashtuan pasi sipas PS-së e koalicionit Shtëpia e Lirisë ata nuk ishin banorë të bashkisë. Pas kësaj selia blu e akuzoi ish-kryeministrin Berisha se kishte bashkuar votat me Ramën kundër PD-së.

Në Shkodër në disa qendra votimit në zonat malore nuk u votua ose pati vështirësi për shkak të reshjeve të dendura të borës. Në Dibër, në disa zona pati ndërprerje të energjisë elektrike gjatë procesit të votimit.