Vendosni fjalën kyçe....

PS thirrje administratës zgjedhore: Çdo gjë të shkojë sipas ligjit, mos u intimidoni nga deklaratat politike


Partia Socialiste i ka bërë thirrje administratës zgjedhore që të sigurohet se çdo gjë do shkojë sipas ligjit e të mos intimidohen nga deklaratat politike.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Gjiknuri, procesi ka qenë i rregullt pavarësisht pjesëmarrjes së ulët.

Ai shtoi se kjo gjë mund të ketë ardhur për shkak të përçarjes së opozitës.

“Procesi ka shkuar më së miri, me pak problem për shkak të kushteve natyrore në disa vende pasi jemi në dimër. Me rëndësi është që nuk ka pasur probleme serioze sa i përket administrimit zgjedhor. Falënderoj edhe ata komisionerë që bënë gjithçka për të kryer detyrën e tyre. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por e kuptojmë pjesëmarrjen e ulët pasi motivimi nuk ka qenë i duhur e kushtet atmosferike të vështira. Me rëndësi është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe shumë shpejt do të njohin rezultatin. I bëj thirrje të gjithë administratës zgjedhore se gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit , të mos intimidohen nga deklarata politike, por të ushtrojnë detyrën e tyre sipas ligjit deri në fund.” – tha ndër të tjera Gjiknuri.