Vendosni fjalën kyçe....

Basha për zgjedhjet: S’mund të bëjmë sikur jetojmë në planet tjetër, do reformohemi thellë


Kreu i PD-së Basha është shprehur për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Ai tha se fakti që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor masivisht është tregues se e kanë humbur besimin te demokracia.

Basha shtoi më tej se PD ka kallëzuar në SPAK zgjedhjet ne 3 bashki ndërkohë që po përgatit një padi për KZAZ-në e Vorës. Po kështu kryedemokrati theksoi se PD do reformohet thellë.

“Qytetarët e braktisën procesin sepse nuk kishte garanci shtesë, në disa raste madje ato edhe u hoqën formalisht. Ne kemo dorëzuar në SPAK tre denoncime në Shkodër, Dibër ndërsa po përgatisim padinë edhe për KZAZ-në e Vorës. Republika shqiptare ka arritur në një pikë të papranueshme për sa i përket zgjedhjeve. Qytetarët e braktisën procesin dhe kjo na prek edhe ne si PD. Na takon edhe ne të bëjmë një reflektim të thellë. Për t’u shkëputur edhe më shumë nga e kaluara. Opozita është një instrument në duart e njerëzve. Nuk është koha për t’i ikur përgjegjësive po as sikur të bëjmë sikur jetojmë në planet tjetër. PD është venfdosur në një sulm të shumëfishtë. Ne do e përshpejtojmë reformën me hapat që kemi nisur në Kuvendin e 18 dhjetorit.” – tha Basha.