Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi mblidhet për mbështetjen e Ukrainës, të gjithë deputetët në këmbë, përlotet ambasadori


Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare, ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës, kundër agresionit rus.

Në Parlamentin e veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, të gjithë deputetët e pranishëm në sallë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për Ukrainën.

Në sallë i pranishëm është edhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, i cili është përlotur gjatë duartrokitjes së deputetëve.

I pari që e mori fjalën ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Grupi parlamentar i PD-së pritet që të votojë pro rezolutës, pasi është një draft i përbashkët i hartuar fillimisht nga Kreshnik Çollaku.