Një person është ndaluar pasi akuzohet se në qendrën e masazhit ushtronte aktivitetin e prostitucionit.
Gjatë operacionit të koduar ‘Camouflage’, janë ndaluar edhe dy punonjëset e qendrës së masazhit të cilat janë proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni.
Gjatë aksionit është ndaluar 29-vjeçari me iniciale A.D. ndërsa janë proceduar penalisht 19-vjeçarja me iniciale F.D. e 20-vjeçarja me iniciale E.T.
Njoftimi
“Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.
Kishte përshtatur banesën e marrë me qira si qendër masazhesh dhe ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga pronari.
Procedohen penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, si qendër masazhesh ku ushtrohej prostictucion, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Camouflage”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:
– A. D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”