Policia e Kapitolit në Uashington DC ka shpallur gjendjen e emergjencës pas mbërritjes në qytet të karavanit të kamionistëve.
Ajo ka kërkuar ndihmën e Gardës Kombëtare për të mbajtur nën kontroll situatën. Mijëra kamionistë që janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit kanë mbërritur në Uashington DC në një lëvizje të ngjashme me Karvanin e Lirisë në Kanada.
Kongresmenëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia ose të gjejnë mënyra të tjera alternative për shkak të gjendje së krijuar.
Kamionistët kërkojnë heqjen e pasaportës së vaksinës dhe të masave të tjera kufizuese të qeverisë lidhur me pandeminë Covid-19.