Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Besoj Basha do na e sqarojë sot çfarë bisedoi në shtëpinë e tij me Baton Haxhiun para zjedhjeve të 25 prillit


Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, Edi Paloka, ka ironizuar kreun e PD-së Basha pas deklaratës së Baton Haxhiut se i kishte qenë për vizitë në shtëpi për një kafe pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai shkruan se nuk ka qenë kurrë në shtëpinë e Bashës për kafe gjatë 8 viteve në detyrë si nënkryetar i PD-së.  

“Besoj që L.B do na e sqarojë sot se çfarë ka biseduar me Baton Haxhiun në shtëpinë e tij, pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit! Batoni, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, në debat e sipër, zbuloi mbrëmë në emisionin e Fevziut se një vit më parë ka qenë në shtëpinë e L.B “për një kafe”! 8 vjet nënkryetar i PD, unë nuk kam qenë ndonjëherë për kafe në shtëpinë e L.B. Nuk di as sa nga deputetët e PD mund të kenë qenë. Zakonisht në shtëpi thërriten njerëzit e miqtë më të afërt. Tani ose Batoni i Ramës është nga miqtë e afërt të L.B ose diçka tjetër e ka çuar në shtëpinë e tij pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit! Besoj si transparent që është, L.B do ua japi këtë sqarim demokratëve. Të paktën atyre që i besuan verbërisht edhe në 6 mars.” – shkruan Paloka.