Kreu i PD-së Lulzim Basha mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve në orën 17:00. Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë humbja e 6 marsit, në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ky takim u paralajmërua nga Basha edhe dje në mbledhjen e grupit parlamentar ku pati debate të shumta lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.
Shumica e deputetëve të PD-së kërkuan nga kryedemokrati Basha që të marrë përgjegjësi për humbjen.
Zgjidhjen, anëtarët e grupit të PD-së, e shohin tek vota. Kjo sipas tyre do të bashkonte edhe demokratët.
Deklarata e djeshme e kreut të selisë blu se nuk kishte humbur asnjë betejë elektorale në jetën e tij i kishte revoltuar shumë ata. Megjithatë pati edhe nga ata që i dolën në krah Bashës, si Pampuri, Agalliu apo Jakupllari.