Vendosni fjalën kyçe....

Tha se do jepte dorëheqjen nëse Berisha fitonte Shkodrën, por Agron Kapllanaj s’e mban fjalën: Jam nxituar


Kryetari i komanduar i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj nuk do e mbajë fjalën e dhënë se ai do të jepte dorëheqjen nëse Bashkinë e Shkodrës do e fitonte Sali Berisha.

Ndërsa shkonte në selinë blu për mbledhjen e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët Kapllanaj u justifikua duke thënë se është nxituar për atë deklaratë.

“Kam thënë unë? Ndoshta ka qenë deklaratë e nxituar. Po Shkodrën s’e kemi humbur ne. Shkodrën e ka fituar Sali Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi.”– tha ai.

Kapllanaj bëri bujë pak ditë më parë me deklaratën që bëri në një studio televizive përpara zgjedhjeve të 6 marsit.

Ai tha se nëse Shkodrën e fitonte Berisha do të jepte dorëheqjen dhe do të largohej nga politika.

Në studio ishte edhe deputeti Belind Këlliçi i cili e këshillonte të mos bënte deklarata të tilla, pasi Shkodra ishte e fituar nga “Shtëpia e Lirisë”.

Por Kapllanaj nuk tërhiqej.