Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: SPAK ka nisur hetimet për Kompleksin “Partizani”


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar njoftimin e marrë nga SPAK se ka nisur hetimet për çështjen e “Kompleksit Sportit Partizani”.

Në letrën e SPAK thuhet se procedimi penal është regjistruar dhe çështja është në hetim.

DREJTËSIA VONON, POR NUK HARRON

Pas 10 vitesh betejë për hetimin e një rasti flagrant korrupsioni, më në fund vjen një konfirmim nga SPAK se për çështjen e tjetërsimit të Kompleksit Sportiv “Partizani” qenka regjistruar procedimi penal dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton. Dosja e dorëzuar në Prokurori është e plotë! Hetimi t’i shkojë deri në fund dhe personat e përfshirë të vihen para drejtësisë!”-shkruan Balla.