Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarët e degëve të PD-së i dalin në mbrojtje Bashës


Kryetarët e degëve të PD-së i kanë dalë në mbështetje Kryetarit Lulzim Basha.

Ata mendojnë se fajin për humbjen e zgjedhjen nuk është plotësisht i Bashës dhe ai nuk duhet të japë dorëheqjen.

Deputetët janë pjesa e jonë, por po na zhgënjejnë. Ka ikur koha e servilëve. Duhen njerëz qe e duan Shqipërinë dhe PD, tani te kërkoj diçka, je pjese e këtyre burrave qe t’i rrime deri ne fund kësaj pune? E shoh që të gjithë këtu jemi të përkushtuar, prandaj ata të selfieve të na hiqen sysh” u shpreh Kryetari i PD në Krujë, Sabah Sheta.

“Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët që nuk vinin për fushatë po për foto”, tha kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi.

Edhe Arjan Lika, kreu i PD-së në Mat i ka dalë në krah Lulzim Bashën, duke theksuar se problemi i demokratëve nuk është ai, por Sali Berisha.

“Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të jenë më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me grurë i pari i shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një i ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Berisha nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara”, tha Kreu i degës së PD Mat, Arjan Lika.