Vendosni fjalën kyçe....

Serbia ul akcizën 20% të karburanteve, Vuçiç: Po ndërhyjmë për të mbrojtur qytetarët


Qeveria në Serbi ka vendosur të ndërhyjë për të ulur çmimin e naftës që ka pësuar rritje ditët e fundit.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i vendit Vuciç ka thënë se qeveria ka vendosur të heqë akcizën 20% për karburantet.

Ai tha se ndërhyrja bëhet për të mbrojtur qytetarët në gjendjen që është krijuar së fundmi.

“Në Serbi ka mjaftueshëm naftë dhe derivate të naftës. Po ndërhyjmë që të mbrojmë qytetarët. Rafineria punon gjithë kohës dhe situata në vend është e mirë. Megithatë ne vendosëm të heqim dorë nga 20% e akcizës për karburantet. Edhe për sa i përket miellit gjendja është e mirë. Eksporti i miellit është rritur, por duhet ta ndalojmë.” – tha Vuçiç.