Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Zgjedhjet e 6 Marsit treguan kush është opozita e vërtetë


Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha foli sot për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 6 Marsit.

Ai tha se këto zgjedhje treguan se kush është opozita e vërtetë.

“Zgjedhjet e 6 marsit treguan në dritën e diellit para shqiptarëve se ‘Shtëpia e Lirisë’ ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars, 70 përqind e popullit opozitar votoi për Shtëpinë e Lirisë, pra për Partinë e vërtetë Demokratike.

Qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës. I treguan se nuk pranojnë lojën me peng-opozitën. Natyrisht unë gjej këtu rastin të ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme.”- tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se PD është në proces reformimi ndërsa fton të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë proces. Lidhur me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Berisha tha se ai është peng i kryeministrit Edi Rama dhe po keqpërdoret e shfrytëzohet nga ai.

“Gara është e hapur. PD është në një proces të reformimit total. Të rikthimit në çdo vendimmarrje të saj të votës së lirë. Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces dhe ka besim te vota e lirë, është plotësisht i mirëpritur. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, mund të them se ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij. Ai po keqpërdoret dhe keqshfrytëzohet deri në fund sa të mos mbetet më asgjë nga ai.”– u shpreh Berisha.