Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut zgjedh ish-prokurorin e lartë Yoon Suk-yeol si president


Kandidati konservator i opozitës së Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, u zgjodh president të mërkurën në një nga garat më të ngushta të viteve të fundit.

Edhe pse riosh në politik, kandidati nga Partia e Pushtetit Popullor e kaloi Lee Jae-myung të Partisë Demokratike në pushtet me 48.6% të votave ndaj 47.8%.

Rreth 77% e 44 milionë votuesve të Koresë së Jugut votuan në këto zgjedhje, sipas Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve të vendit. Yoon do të zëvendësojë Presidentin Moon Jae-in.